XL World - Lider në Outsourcing Offshore
XL World është ndër kompanitë kryesore të outsourcing në Evropen Lindore, me nivelet më të larta te rritjes. E vetmja në llojin e saj, kompania vepron në 4 qëndra, 2 në Rumani (Iasi dhe Oradea) dhe 2 në Shqipëri (Shkoder dhe Vlore), prej një kapaciteti total mbi 1.000 postacione e 1.400 punëtor.
Burimet kryesore të eksperiencës janë shërbimet e Contact Center Shumëgjuhesore dhe te Business Process Outsourcing (BPO). Puna mund të bëhet në gjuhë italiane dhe në më shumë se dhjetë gjuhë të tjera.
XL World vepron nëpërmjet infrastrukturës së sigurtë dhe të besueshme, studion sipas nevojave të kompanive të mëdha.
Kompania ka filluar të veprojë në Romania në vitin 2000 si software house. Në vitet në vijim aktiviteti në Rumani ka ndryshuar përqëndrimin nga zhvillimi i software drejt outsourcing të Call Center dhe të BPO.
Ne fund të 2008, si pjese e programit të shtrirjes në Evropen Lindore, është hapur qëndra e parë në Shqipëri, në Shkoder, dhe vitin pasardhës është vijuar me Vloren si qëndër e dytë në Shqipëri.
Grupi ka arritur të përftojë një rritje të madhe dhe tani ka të punësuar 1.400 profesionistë në Rumani dhe në Shqipëri.
XL World mban akoma një kompetenzë te fortë IT që e perdorë për ti dhënë efikasitet më të madh proçeseve të brëndshme dhe shërbimeve që i ofron klientëve.

