Menu
XL World është outsourcer shumëgjuhësh lider në Evropën Lindore

Analiza 2009 Black Book of Outsourcing
Top Multilingual Call and Contact Center Outsourcing Vendors
Çdo vit Black Book Research, kompania e grupit Datamonitor, bën një kërkim mbi sodisfaksionin e kompanive në përputhje me fornizuesit e tyre të shërbimeve në outsourcing. Rezultatet e këtij kërkimi na japin imazhin më përfaqësues të furnizuesve të shërbimeve outsourcing dhe është i bazuar në më shumë se 26.000 intervista me konsumatorët në nivel botërorë.
Sektori me rritje më të madhe në tregun e Business Process Outsourcing është Outsourcing di Call Center (CCO) Shumegjuhesh, në tregjete kryesore jo anglishtfolës si Japonia, Gjermania, Franca, Hollanda dhe Italia. Me zgjerimin e Bashkimit Evropian, ka një kërkesë në rritje të call center mbarë evropian jo vetëm në Anglisht, por edhe në gjuhë të tjera të ndryshme: kryesisht gjermanisht, frëngjisht dhe italisht, përvec gjuhëve skandinave dhe te evropës lindore. Edhe në SHBA, ku gjithnjë e më shumë persona flasin gjuhë të ndryshme, në veçanti spanjishtja, ka një kërkesë për call center dygjuhësh dhe shumëgjuhësh që i drejtohen këtij segmenti të popullësisë.
Vetëm një numër i kufizuar call center-ash janë në gjëndje të ofrojnë shërbime të besueshme dhe në shumëgjuhë klientëve të tyre.
XL World është Outsourcer Shumëgjuhësh Lider në Evropën Lindore
Black Book/Datamonitor i dytë, XL World ka arritur vlerësimet e mëposhtme:
-
Klasifikimi i furnizuesve në Evropën Lindore: vendi i parë
-
Klasifikimi i furnizuesve në nivel botëror: vendi i dytë
Statistika e vitit 2009 të Black Book of Outsourcing analizon rezultatet në 18 fusha të përfeksionit të punës, të gjitha këto të vlerësuara nga klienti. Në këtë statistik, XL World është vlerësuar si top performer në të gjitha kriteret, siç paraqitet në tabelën në vijim.
