Telefoni
XL World lidhet me carrier-ët kryesore telefonike, nëpërmjet VOIP apo linjash tradicionale ISDN, dhe mbështet njëkohësisht një numër telefonatash më të madh se 1000.
Rrjeti i brëndshëm i XL World, i bazuar në protokolle VOIP, bën një shpërndarje të telefonatave në qëndra të ndryshme në mënyrë transparente dhe të menjëhershme.
XL World ndër të tjera mbështet:
Interactive Voice Response (IVR): Përgjigjës automatikë, tërësisht të programuar, bëjnë të mundur kalimin e shkëlqyer të telefonatave tek operatorët dhe implementimin e shërbimeve tërësisht automatikë.
Automatic Call Distribution (ACD): Thirrjet u percaktohen grupeve te operatoreve ne baze te kritereve te ndryshme (skill, orë në ditë, disponibilitet, ngarkesë pune etj.)
Computer-Telephony Integration (CTI): Sistemi telefonik është i integruar me sistemin e CRM të kompanise dhe administrimin e kontakteve.
Predictive dialer: Telefonatat bëhen në mënyrë automatike nga një sistem në gjëndje për të garantuar maksimumin e produktivitetit të agjentëve.
Rregjistrim telefonata/dëgjim në kohë rreale: Përmbush kërkesat e sigurise dhe kontrollit te cilësise, përveç ndihmesës në formimin e operatorëve.

